Serbët e veriut dhe policia e kosovës kanë shkëmbyer zjarr të shtunën pasi tensionet u ngritën në qiell në këtë pjesë të trazuar të vendit. Më herët gjatë ditës, serbët e veriut të kosovës bllokuan rrugët kryesore në shenjë proteste ndaj arrestimit të një ish pjesëtari të policisë së kosovës që dha dorëheqjen muajin e kaluar bashkë me serbët e tjerë. Mëngjesi i të dielës, sic raportohet nga terreni, ishte i qetë në veri por rrugët mbeteshin të bllokuara. KFOR-i dhe EULEX-i po monitorojnë situatën ndërkohë që pak njerëz shihen në barrikadën e ngritur në Rudarë të Zveçanit.