Policia në shtetin brazilian Goias, ka gjetur 300 kg marijuanë të fshehur brenda dy arkivoleve, që po transportoheshin në një makinë funerali, shoferi i të cilës tha se ishin viktima të covid 19. Në një deklaratë për shtyp, policia braziliane tha se kishte ndaluar makinën e funeralit për një kontroll rutinë. Por më pas, shoferi 22 vjecar, ishte dukur nervoz dhe nuk kish mundur të ofronte dokumentat e nevojshme për transportin e trupave, që ai pretendonte se ishin kufoma të të vdekurve nga koronavirusi.