Kur duhen dhe 2 ditë nga momenti final ku do të mbahen zgjedhjet për kryetar në 6 bashki, Policia e Shtetit konfirmon se ka marrë masat për mbarëvajtje. Më tepër se 1000 efektivë policie do të jenë në terren në qendrat e votimit, ato të numërimit apo dhe ambientet përreth. Këtë gjë e ka konfirmuar Ylli Vasili, Drejtor I Rendit Publik në Policinë e Shtetit.