Policia e shtetit ka reaguar pas situatës kaotike të krijuar në Tiranë dhe në disa qytete të tjera në vend, ku protestuesit bllokuan rrugët si dhe u konfrontuan me policinë. Në një reagim në Facebook, policia e shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve të shpërndahen menjëherë pasi punonjësit e Policisë do të ndërhyjnë në zbatim të ligjit për të shpërndarë protestuesit.