Policia Rrugore ka rritur prezencen në akset rrugore në hyrje të Tiranës, Elbasanit, Durrësit dhe në rrugën e Kombit pasi ka filluar kthimi i qytetarëve nga zonat bregdetare dhe turistike drejt Tiranës dhe Morinës . Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore të Tiranës, dhe 11 Sektorët e Policisë Rrugore në DVP-të po monitorojnë fluksin me dron e radarë dhe alkooltestues për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që kryejnë parakalime të gabuara, që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejura, që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Prej orës 15:00 janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 411 drejtues mjetesh, nga të cilët: 75 për shpejtësi tej normave të lejura dhe 336 drejtues mjetesh që kryenin parakalime të gabuara apo sjellje agresive në rrugë.