Top News – Policia bastis restorantin e gruas së Radoiçiç / Kontrolle në pronat dhe vilat në veri
29/09/2023 11:02

Policia e Kosovës ka kryer kontrolle në pesë adresa në tre komunat në veri të Kosovës, lidhur me sulmet ndaj Policisë së Kosovës, më 24 shtator, në Banjskë të Zveçanit. Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani tha se kontrollet në këto pika kanë nisur pas orës 06:00 dhe lidhen me zhvillimet në Banjskë. Operacioni ka përfunduar rreth orës 7:30. Elshani tha se nuk ka persona të arrestuar, por që kontrollet janë kryer në disa vende specifike. Sipas informacioneve në teren, pjesëtarët e policisë në Mitrovicën e Veriut kanë qenë te spitali i qytetit. Aty, hetuesit kanë kërkuar që të kontrollohet një aneks ku gjendet sistemi ngrohës. Drejtori i spitalit, Zllatan Ellek ka konfirmuar për mediat se policia ka konfiskuar filmimet monitoruese dhe nuk ka gjetur asgjë tjetër të dyshimtë. Zyrtarët e policisë kanë qenë edhe në një restorant në Mitrovicën e Veriut, i cili besohet se është në pronësi të Ema Radoiçiç, bashkëshortes së nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiç. Policia tha se kontrollet i ka kryer në koordinim me misionin e Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EULEX dhe misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR. Millan Radoiçiç është akuzuar nga autoritetet e Kosovës se ka organizuar dhe ka qenë pjesë e sulmeve ndaj Policisë në Banjskë. Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka publikuar një pamje me dron, duke thënë se njëri prej personave, që shihet i veshur me uniformë me armë në dorë, ka qenë vetë Radoiçiç. Kuvendi i Kosovës miratoi një ditë më parë një rezolutë, e cila dënon sulmin në Banjskë dhe përmend nevojën e një hetimi ndërkombëtar për Serbinë dhe rolin e saj në këtë sulm. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë në anën tjetër se sulmuesit kanë qenë serbë të Kosovës, të lodhur nga “terrori” i Kurtit, dhe ka mohuar përfshirjen e shtetit të tij në këtë sulm.

Top News- Kryeministri i Rep. Srpska jep dorëheqje: Qëllimi, të sigurohet legjitimiteti i qeverisë
16/03 18:30
Top News – Një vit nga tragjedia e Koçanit/ Familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi
16/03 15:14
Top News – Greqia hyn në epokën e astronautëve / Shkencëtari i bashkohet trajnimit të ESA-s
16/03 14:15
Top News – Debati për gjuhën shqipe në RMV. Ministri Hoxha telefonatë me homologun maqedonas
16/03 11:13
Top News- Vuçiç blen raketat supersonike nga Kina: Po përgatitemi për sulm nga Tirana, Prishtina e…
13/03 11:01
Top News- ‘Zë i fortë për shqiptarët në Preshevë’/ Begaj: Do garantojmë mbrojtjen e të drejtave
12/03 18:28
Top News- Rama rrëzon pretendimet e Vuçiç/ ‘E ka makth Kosovën, s’ka aleancë kundër Serbisë’
12/03 14:51
Top News-‘5 vendet e BE të njohin Kosovën’/ PE: Dialogu me Serbinë kyç për integrimin
12/03 14:37
Top News- Fluturimet misterioze mes Tel Avivit e Beogradit/ Dyshime për transport armësh në Izrael
11/03 14:48
Top News- Serbë për të trazuar Europën/ Gjykatat serbe: U paguan nga shërbimi i inteligjencës ruse
10/03 10:17
Top News- Rikthimi i shërbimit ushtarak/ Nis rekrutimi i ushtarëve në Kroaci, dy muaj uniformë
09/03 11:07
Top News – Serbia përgatitet për luftë. Vuçiç, 6 mld euro për ushtrinë-Do blejmë gjithçka
07/03 18:00
Top News- ‘Shqipja, gjuhë dytësore’ / Ministrja e Arsimit rikthen retorikën antishqiptare në Shkup
27/02 11:56
Top News – Vritet i mituri shqiptar në Greqi. Sherr me thika mes adoleshentëve, arrestohet greku
27/02 11:33
Top News- ‘Sfidoj edhe SHBA për Kosovën’/ Vuçiç-Asnjë pakt sekret për të njohur Pavarësinë
27/02 11:26
Top News- Skandali i spiunazhit që tronditi Greqinë, si u përgjuan ministrat e ushtarakët
26/02 22:49
Top News- Skandal! Ministrja maqedonase presion shqiptarëve: Mos flisni shqip
26/02 22:47
Top News – Greqia reformon ushtrinë. Shërbimi i detyrueshëm zgjatet nga 9 në 12 muaj
25/02 17:45
Top News- Dialogu Kosovë- Serbi/ Presidenti serb kërkon angazhim më aktiv të BE
25/02 15:30
Top News – Greqia ndryshon shërbimin ushtarak. 10 javë trajnim bazë të detyrueshëm
24/02 23:08
DIGITALB DIGITALB