Gjykata e Apelit në Tiranë e ka dënuar me 18 vite burg efektivin e policisë Nevaldo Hajdaraj, që vrau 25-vjeçarin Klodian Rasha. Me dënim të shkurtuar ai do të kryejë 12 vjet. Apeli rrëzi kërkesën e mbrojtjes për heqjen e akuzës për vrasje me dashje. Në deklaratat e para, polici pretendoi se e shkrepi armën për vetëmbrojtje, por kamera e sigurisë e nxorrën zbuluar.