Vendimi në Apel për ish-efektivin Nevaldo Hajdaraj është shtyrë për një datë tjetër. Trupa gjykuese ka vendosur që të dëgjojë sërish palët më pas do të merret vendimi. Kujtojmë që Hajdaraj është vrasësi I Klodian Rashës më 8 dhjetor të 2020-ës, ndërsa gjykata e dënoi atë me 15 vite burg. Nevaldo Hajdaraj apeloi vendimin për dënimin e tij, për vrasje në tejkalim të nevojës për t’u mbrojtur e jo vrasje me dashje.