Një polic egjiptian hapi zjarr ndaj turistëve izraelitë në qytetin Aleksandria në Mesdhe, duke vrarë të paktën dy shtetas të Izraelit dhe një të Egjiptit, bënë të ditur autoritetet e të dyja vendeve. Ministria e Brendshme e Egjiptit tha përmes një deklarate se në sulm është plagosur edhe një person, duke mos dhënë më shumë detaje. Ministria e Jashtme e Izraelit tha në anën tjetër se personi i plagosur është izraelit, dhe ai ka plagë jo të rënda. Ministria shtoi se autoritetet izraelite po punojnë me Qeverinë e Egjiptit që turistët izraelitët të kthehen në shtëpi.