Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Një efektiv policie i forcave Shqiponja ka qëlluar me armën e shërbimit ndaj një 45-vjeçari të identifikuar si Lorenc Kosta. Autori është identifikuar si Erjon Goxhara. Ai është larguar nga vendngjarja, ndërsa mësohet se i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.