Punonjësit e policisë së shtetit duke qenë në vijën e parë të frontit të përballjes me krimin, në jo pak raste marrin dëmtime fizike apo edhe humbin jetën në krye të detyrës, sikurse ka qenë rasti i efektivit të policisë Resmi Hasanpapa dhe kolegut të tij Allaman Dervishi në vitin 2004.