Një punonjës i policisë së Kukësit, është arrestuar me urdhër të SPAK, pasi akuzohet për korrupsion. Sipas një njoftimi zyrtar të SPAK, punonjësi I policisë, specialist zone në Komisariatin e Policisë Kukës, i ka kërkuar rryshfet një personi me qëllim që të mos referonte në prokurori largimin e tij nga banesa, edhe pse ishte në masën e sigurisë arrest shtëpie.