Sali Berisha doli në një konferencë për shtyp, ku këmbënguli se protesta e së shtunës ishte paqësore dhe se dhunën e vetme e ushtroi policia. Berisha përsëriti qëndrimin e Partisë Demokratike se protestuesit nuk dhunuan në asnjë moment efektivët e policisë. Ai tha se efektivët u helmuan nga gazi që hodhën vetë, por që protestuesit ua kthyen mbrapsht.