Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban është i bindur se lirimi i tre policëve të Kosovës nga Serbia erdhi si përgjigje ndaj kërkesës së tij për presidentin serb, Aleksandër Vuçic. Orban shkroi në Tëitter se Vuçici e ka njoftuar se do të lirojë policët e rrëmbyer nga forcat serbe thellë brenda territorit të Kosovës. “Presidenti serb Aleksandër Vuçiv sapo më njoftoi se në përputhje me kërkesën e bërë në takimin tonë javën e kaluar, autoritetet serbe së shpejti do t’i lirojnë nga paraburgimi tre policët e Kosovës të arrestuar më parë”, shkroi Orban.