Ishin duke patrulluar në Leoposaviç, por prej gjashtë ditësh tre policë të Kosovës vazhdojnë të mbahen në paraburgim nga autoritetet serbe me pretendimin se kanë kryer veprën penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse, e cila bart dënimin deri në 12 vjet burg.