Veprat kryesore penale, për të cilat përfunduan në pranga këta qytetarë nga radhët e uniformave blu, kanë të bëjnë kryesisht me shpërdorimin e detyrës, korrupsion, kryerjen e veprimeve arbitrare, si edhe favorizimin e kontrabandës apo kalimit të paligjshëm të kufirit. Në fakt numri total I referimeve në Prokurori nga ana e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore kundër punonjësve të policisë shkon në 263 deri në fund të shtatorit, një rritje e konsiderueshme po ta krahasojmë me 224 referime në total për gjithë vitin 2021.