Përmbytjet në Spanjë kanë bërë që të anulohen disa evente sportive e të shtyhen disa ndeshje mes të cilave edhe ajo Valencia-Real Madrid, e parashikuar për t’u zhvilluar mbrëmjen e kësaj të shtune. Por jo të gjitha ndeshjet e kampionatit spanjoll janë shtyrë, në fakt një pjesë e mirë e tyre do të luhen normalisht. Është kjo një zgjedhje për të cilën jo të gjithë e kanë miratuar. Ka nga ata si trajneri i barcelonës, hansi Flick që deklaroi se po të varej prej tij, do të pezullonte të gjitha ndeshjet e kësaj fundjave jo vetëm për Valencian, por për të gjithë Spanjën