Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2 operacioni policor i koduar "Poker 2". Arrestohen në flagrancë 11 shtetas që u kapën në flagrancë duke organizuar lojëra në kundërshtim me ligjin, në një lokal në rrugën "Andon Zako Çajupi". Procedohen në gjendje të lirë 7 shtetas të tjerë për moskallëzim krimi. Sekuestrohen 1 tavolinë pokeri dhe çipsa, aparate celulare, dhe shuma të ndryshme parash të përfituara nga kjo veprimtari.