Në ‘Podcast-in e tij Kryeministri Edi Rama ka emisionin e parë të këtij sezoni me trajnerin e skuadrës kuq e zi Silvinjo dhe dy ndihmësit e tij Zabaleta dhe Doriva. Ata folën për fitoren e kombëtares sonë ndaj Polonisë dhe për shpresat për të qënë në EURO 2024. Të pyetur nga Rama për ndjesitë e para pas ndjeshjes me Poloninë, të tre u shprehën shumë entuziastë, por shtuan se kanë ende shumë punë përpara.