Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kërkuar mbështetjen e Bashkimin Europian në vendosjen e sundimit të ligjit, duke thënë se aksioni i 13 tetorit i Policisë dhe së Kosovës kishte për shënjestër persona të etnive të ndryshme të akuzuar për kontrabandë dhe krimin e organizuar. Presidentja Osmani kërkoi po ashtu që ky aksion të mos quhet "aksion në veri" dhe i bëri thirrje Bashkimit Evropian, që t'u qëndrojë besnike vlerave të saj.