Dhjetëra fermerë në Fier bllokuan rrugën dhe hodhën poshtë produktet e tyre në shenjë proteste pasi investimi po u shkon dëm për shkak të çmimit të ulët të tregtimit të luleshtrydhjes. Si kurrë më parë, këtë vit çmimi i prodhimit të tyre arrin deri në 50 lekë për kilogramë dhe për këtë kundërshtojnë politikat e pikave të grumbullimit. Kultivuesit e luleshtrydhjeve i bëjnë thirrje institucioneve përgjigjëse të reagojnë pasi situata e vështirë po i çon drejt falimentimi.