Presidenti Bjellorus, Aleksander Lukashenko, tha të premten se duke armatosur Ukrainën, SHBA po e shtyn rusinë drejt përdorimit të armëve bërthamore. “Unë kam përshtypjen se amerikanët po e shtyjnë rusinë drejt përdorimit të armës më të tmerrshme. Ata po armatosin Volodimir Zelenskin dhe ushtrinë e tij duke i siguruar edhe raketa me rreze të gjatë veprimi. Edhe raketa që janë në gjendje të fluturojnë për 300 km”, tha Lukashenko ndërsa po vizitonte një fabrikë ushtarake në rajonin e Brestit. Ai shtoi se nëse sulme të tilla me raketa godisnin territorin rus, moska do të detyrohej të përgjigjej. “Një sulm i tillë, thellë në territor rus dhe përgjigjia ndaj tij, do të ishte kolosale. Në fund të fundit, për cfarë duhen armët bërthamore”, tha Lukashenko.