Kisha Ortodokse serbe ka reaguar pas akuzave publike të kryetares së Komisionit për Punët e Jashtme në parlamentin britanik Alicia Kearns, se në këto isntitucione fetare në Kosovë, po grumbullohen armë të kontrabanduara nga Serbia. Sipas Kearns, këto informacione i ka qeveria britanike, teksa bëri thirrje nga KFOR që të ndërhynte e ti jepte fund kontrabandës së armëve nga Serbia.