Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton, ka menduar të rikujtojë vjehrrën e saj të ndjerë, Princeshë Dianës, në një formë ndryshe. Ajo ka përzgjedhur të njëjtin stil veshjesh për publikimin e librit të saj të ri me fotografi. Në këtë përfundim kanë dal shumë kritik të cilët shprehen se fotografitë e bëra në faqet e para të librit të kujtojnë shumë princeshën e ndjerë. Ajo pozoi me një aparat fotografik në dorë, dhe stili i saj kthehej pas në kohë në vitin 1981. Një pjesë e madhe e komenteve të publikut janë revoltuar nga këto foto, madje e kanë cilësuar si një përpjekje të mjerueshme dhe një imitim të lirë të Dianës. Pak kohë më parë Dukesha e Kembrixhit ftoi njerëzit të paraqisnin fotot e bëra gjatë mbylljes së parë britanike, Në përfundim të projektit u përzgjodhën 100 foto të cilat u bënë pjesë e librit të saj por gjithashtu pamjet u shfaqën në ekspozitat dixhitale për komunitetin.