Top News-Po përgatitet ‘takimi’ Trump-Putin/ I dërguari për Ukrainën: Duam fund të shpejtë të luftës
09/01/2025 12:07

I zgjedhuri nga Donald Trump për postin e të dërguarit për Ukrainën dhe Rusinë, tha se presidenti i zgjedhur amerikan do të ketë parasysh interesat e Kievit kur ai të nisë punën për arritjen e një marrëveshjeje për dhënien fund të luftës dhe do të synojë që zgjidhja të jetë e drejtë. “Njerëzit kanë nevojë ta kuptojë se ai nuk po tenton t’i japë diçka [presidentit rus, Vladimir] Putin apo rusëve”, tha Keith Kellogg, gjenerallejtënant në pension, të cilin Trumpi e ka zgjedhur në postin e të dërguarit të tij për Ukrainën dhe Rusinë dhe e ka ngarkuar me udhëheqjen e negociatave për t’i dhënë fund luftës. “Ai po tenton të shpëtojë Ukrainën dhe të shpëtojë sovranitetin e saj”, tha Kellogg gjatë një interviste për Fox Neës më 8 janar. “Ai do të sigurohet që të jetë i drejtë dhe këtë e ka thënë vazhdimisht”, përfshirë edhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Trump gjatë fushatës presidenciale vitin e kaluar tha se ai do t’i jepte fund konfliktit në Ukrainë brenda 24 orësh pasi të merrte detyrën e presidentit. Tani ai shpreson që t’u japë fund luftimeve brenda gjashtë muajve. “Shpresoj që të ndodhë para se të kalojnë gjashtë muaj”, tha Trump gjatë një konference për media më 7 janar kur u pyet nëse do të mund të zgjidhte konfliktin për gjysmë viti. Kellogg tha se ai preferon një periudhë më të shkurtër kohore, në një periudhë prej 100 ditësh nga inaugurimi i Trumpit si presidenti më 20 janar. Sipas emisarit, ai dhe Trumpi dëshirojnë që t’i japin fund luftës sa më shpejt të jetë e mundur. Kellogg nuk pranoi të zbulonte përmbajtjen e ndonjë nga bisedat e tij me Trumpin mbi luftën, duke thënë se Trump “flet vetë” dhe më shumë informacione për këtë temë do të bëhen publike pas inaugurimit.

Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52