Policia izraelite ka hyrë në kompleksin e xhamisë Al-Aksa, një vend i shenjtë në Jerusalem, dy ditë pas përleshjeve midis forcave të sigurisë dhe palestinezëve, përleshje që kanë lënë dhjetëra të plagosur. Policia ka larguar palestinezët nga zona jashtë xhamisë mëngjesin e të dielës, ndërsa dhjetëra palestinezë mbetën brenda ndërtesës. Policia izraelite tha se palestinezët kishin mbledhur gurë dhe kishin ngritur barrikada, duke u përgatitur për dhunë.