Lëvizja ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’, e cila ka marre pjese edhe ne propozimet e ndryshimeve ne Kodin Zgjedhor, ka refuzuar të marrë pjesë në edicionin e katërt të Samitit të Diasporës këtë të hënë në Tiranë. Kjo lëvizje e ka cilësuar Samitin si një skenografi të radhës për promovimin e imazhit të qeverisë dhe të Kryeministrit.