Një 18-vjeçar me origjinë shqiptare, humbi jetën teksa ngjitej në malin Marmagna në Itali. Viktima mesohet se eshte Marinel Senka, i cili jetonte dhe punonte në Pontremoli. Të shtunën ne mengjes, i riu, së bashku me disa miqtë e tij, u larguan nga Pontremoli për të ngjitur malin Marmagna. Të rinjtë, shkruajnë mediat italiane, nënvlerësuan rrezikun e itinerarit dhe mbi të gjitha praninë e madhe të bores në disa pika.