Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Hollandës në Tiranë, Reinout Vos, me të cilin diskutoi mbi procesin e integrimit europian të Shqipërisë, por edhe situatës politike në vend. Përmes një reagimi në rrjete sociali, Bardhi theksoi se integrimi në Bashkimin Europian mbetet një projekt kombëtar që, sipas tij, duhet të mbështetet pa hezitim nga të gjitha palët politike, me synimin për të arritur standardet europiane.