Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hasur vështirësi për të përcaktuar shkakun që çoi në shembjen e rrugës përgjatë aksit Librazhd-Prrenjas. Në një deklaratë së fundmi, ARRSH theksoi se punimet do të vijojnë të mbeten të “paralizuara”, deri në momentin që do të bëhet i qartë motivi që çoi në shkatërrimin e rrugës në vendin e njohur si Arrat e Gurrës në fshatin Dragostunjë, duke bllokuar qarkullimin drejt juglindjes. Autoriteti Rrugor shtoi se është në pritje të relacionit të Shërbimit Gjeologjik në përpjekje për të gjetur një zgjidhje.