Teksa agresioni rus mbi Ukrainën ka hyrë në ditën e 7 të tij, studiues të ndryshëm po analizojnë arsyet që çuan deri në këtë situatë, por edhe pasojat që do të rrjedhin prej saj. Një ndër studiuesit është edhe Ivan Krastev, anëtar i përhershëm në Institutin për Shkenca Humane në Vjenë, dhe një ekspert i politikës ndërkombëtare.