Me 9 plumba u ekzekutua shqiptari Arjan Rizaj mbrëmjen e së premtes në Guajakil të Ekuadrorit, duke gjetur vdekjen vetëm 40 minuta pas ngjarjes. Ekzekutimi u shënua përpara spitalit “Luis Vernaza”, ku 53 vjecari shoqëroi bashkëshorten e tij e cila, kishte të shtruar të atin aty, dhe vetë qëndroi brenda në automjetin e tij, të parkuar pranë spitalit. Pamjet e bëra publike nga mediat ekuadoriane tregojnë automjetin e viktimës të bërë shoshë nga plumbat.