Ledri Vula është një nga reperët më të dashur e të përfolur të estradës dhe jeta personale e tij është gjithmonë në fokus. Për javë të tëra, flitet në medie se ai dhe Sara Hoxha mund të jenë ndarë, por që nuk ka pasur konfirmim zyrtar nga ana e tyre. Së fundmi, në festivalin South Outdor Fest ku ai mori pjesë, Ledri u pyet nga gazetarja e Top Channel nëse ishte ‘single’. Pyetja, siç tha gazetarja ishte nga një grup i vajzave që ishin të pranishme aty. “Kisha një grup të gocave që më thoshin pyete pak Ledrin a është single, a po jo”, e pyeti ajo reperin e njohur.