Ligjvënësit e Parlamentit Evropian i kërkojnë zyrtarisht BE-së të vendosë nën hetim komisionerin Oliver Varhelyi, nën dyshimet se ai ka favorizuar presidentin serb, pro rus, Aleksander vucic. Në raportin e miratuar nga Parlamenti Evropian në Strasburg, eurodeputetët i kërkuan komisionit të BE-së të nisë një “hetim të pavarur dhe të paanshëm” për të parë nëse është apo jo politika dhe sjellja e komisionerit të zgjerimit, në kundërshtim me kodin e sjelljes se Komisionit dhe të Bashkimit Evropian.