Sali Berisha akuzoi mazhorancën socialiste se po vonon dorëzimin e raportit për imunitetin e Ballukut me qëllim djegien e afatit tremujor të kërkesës së SPAK, që përmbyllet më 12 mars. Ka shumë mundësi që kjo po ndodh. Që ata po djegin afatin 3-mujor. Ka shumë mundësi. Siç e shihni ju, Edi Rama nuk pranon kurrë të dorëzojë veten në gjykatë. Bëri përpjekje të jashtëzakonshme për marrëveshje, por nuk i eci. Lubi Balluku që ky mbron është një kriminele multidimensionale e pashoqe në historinë e Shqipërisë. Përveç vjedhjeve të saj bashkë me Ramën, bashkë me ish-burrin e saj, e morët vesh ju, atë e ka me divorc gjoja, por jo për të vjedhur, për të vjedhur janë bashkë me Kol Ballën. Transaksionet e tij janë të pafundme bashkë me sojin dhe sorollopin e saj. Ka bërë përpjekje të hapura për të dëmtuar provat. Berisha tha se opozita është e gatshme që të përshkallëzojë protestën e saj, teksa fotoi qytetarët në protestë para Kuvendin në seancën plenare ku do të diskutohet çështja e imunitetit të Belinda Ballukut.