Miliarderi Leslie Wexner tha kishte vizituar vetëm një herë ishullin e financierit të dënuar për krime seksuale, Jeffrey Epstein, por mohoi të kishte dijeni për aktivitetin e tij kriminal. Wexner, 88 vjeç, deklaroi se i preu të gjitha lidhjet me Epstein gati 20 vjet më parë. Në një video të dëshmisë së tij, publikuar nga Reuters, dëgjohet avokati mbrojtës i Wexner që e këshillon me gjuhë të ashpër që të mos guxojë të japë përgjigje me më shumë se pesë fjalë për gjëra që lidhen me Jeffrey Epstein. Ky moment është bërë viral në rrjet, duke ndezur haludime se ndoshta shumë më shumë fshihet pas kësaj historie dhe lidhjes që miliarderi Ëexner ka pasur me trafikantin ndërkombëtar të vajzav të mitura.