Në spektaklin e kësaj të shtune të Big Brother Vip Albania 4 u transmetua biseda e fundit që Egli dhe Gjesti patën në dhomën e rrëfimit, përpara se ajo të linte shtëpinë. Ka qenë Egli ajo e cila kërkoi të takonte Gjestin për herë të fundit përpara se të largohej nga gara. Takimi pati fjali të ndjera dhe emocione, ku nuk munguan edhe lotët.