20 persona u lënduan nga fishekzjarrët e hedhur gjatë natës së ndërrimit të viteve në të gjithë vendin. Uniformat blu sqaruan se 16 raste janë raportuar në Tiranë, 2 në Durrës, 1 në Lezhë, 1 në Fushë-Arrëz dhe një në Korçë. Po ashtu një 13-vjeçare u plagos nga një plumb qorr në Vaqarr. Aj u paraqit në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë uniformat blu po punojnë për sqarimin e plotë të rastit dhe identifikimin e personit që ka qëlluar me armë.