Plaurent Dervishaj është arrestuar në Abu Dhabi nga autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe. 48-vjeçari nga Durrësi, është një prej dy të shpallurve të kërkim nga Interpol Tirana për operacionin “Asgjë nuk harrohet”. Për Dervishajn Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kishte lëshuar një urdhër-arresti për të, pasi ai akuzohet për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lames, të ndodhura 15 vite më parë.