Gjatë debatit për qeverinë e re në kuvendin e serbisë, mbrëmjen e të martës, debatet dhe polemikat janë ashpërsuar aq shumë sa që për pak është evituar përleshja fizike. Kanë qenë deputetët e partisë popullore dhe ata të partisë progresive serbe që kanë shkëmbyer polemika të ashpra mes tyre deri në konfrontim fizik. Gjithcka ka nisur pasi deputeti i partisë popullore Borislav Novakovic, u sfidua nga kreu i grupit parlamentar të partisë progresiste serbe Milenko Jovanovic. Deputeti i partisë popullre u ngrit nga vendi dhe përdori një gjuhë të ashpër ndaj kolegëve nga partia e Vucicit dhe është dashur ndërhyrja e kryetarit të kuvendit, Vladimir Prlic, për të rikthyer rregullin në sallë.