Një 37 vjeçar është arrestuar dhe katër persona të tjerë janë shpallur në kërkim si autorë të dyshuar të përleshjes me armë zjarri në rrugën Kurbini në qytetin e Laçit. Ngjarja ka ndodhur pak para mesditës së të shtunës. Policia thotë se në pranga është arrestuar një person i njohur me dy emra, ndërsa ka shpallur në kërkim katër persona të tjerë.