Përplasje verbale dhe fizike janë regjistruar mes deputetëve të opozitës dhe presidentit serb Aleksander Vucic, në seancën e posacme të kuvendit, ku u diskutua për Kosovën. Vuçiq në këtë seancë ka folur për planin evropian, apo sic njihet ndryshe plani franko-gjerman, për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, ndërsa opozita e ka cilësuar atë si “kapitullim për Serbinë”.