Një shprehje e Einxhel dhe Antonelës, është bërë shkak për nxitjen e debatit në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Gjithçka nisi kur dy vajzat iu referuan organit gjenital të Valon Shehut me termin “helikopter”. Ky fjalor ka irrituar Pajtimin, i cili i tha Einxhelit të mendojë pak më shumë se si mund të ndihet vëllai i saj kur i dëgjon këto fjalë. Pas ndërhyrjes së Pajtimit, edhe Sarah Berisha reagoi, sepse Antonela i tha artistit se ai është i fundit që mund të komentojë, për shkak se është puthur me blogeren në krevat. Sarah e kundërshtoi ish-konkurrenten e “për’puthen”, duke i thënë se mënyra si u shpreh për puthjen, ishte e shëmtuar.