9 adoleshentë, mes të cilëve dhe një fëmijë i mitur mbetën të plagosur si pasojë e përleshjeve me armë pranë një pike karburanti në Columbus të Georgias. Mediat nuk raportojnë detaje nga kjo ngjarje e rëndë, ndërkohë që ende nuk ka asnjë person arrestuar për të shtënat. Sipas të dhënave paraprake përplasja mes dy grupeve nisi në një festë për t’u zhvendosur më pas në pikën e karburantit.