Celibashi: “Vendos dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Qarku Tiranë, z. Plarent Ndreca. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i dha mandatin e deputetit, Plarent Ndrecës pas vakancës së krijuar në Kuvend për shkak të mungesës për gjashtë muaj rresht të ish ministrit Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati pas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme për implikimin e tij në dosjen e inceneratorëve.