Policia braziliane arrestoi një person që kishte thënë publikisht se kishte për qëllim të vriste presidentin e vendit Luiz Inacio Lula da Silva dhe kontrolloi shtëpinë e një tjetri, që kërcënoi presidentin me postime në faqet e rrjeteve sociale. Edhe pse të ndara, të dyja këto raste ndodhën në shtetin Para, të cilin Lula pritet ta vizitojë duke nisur nga e premtja, në kuadër të një samiti ndërkombëtar që do të mbahet javën e ardhshme për të mbrojtur pyllin e Amazonës.