Njësia e Drogës dhe Krimit të Organizuar (UDYCO) e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Kombëtare të Spanjës ka deklaruar se dy zhytës nga marina peruane dhe një ish-detar tregtar janë arrestuar, pasi u përpoqën të shkarkonin një arkë me kokainë, që ishte fshehur në helikat nënujore të një anije tregtare, e cila vinte nga Callao. Personat në fjalë udhëtuan në portin e Avilés, në Asturias, per te zbatuar skenarin e menduar, por përfunduan në prangat e policisë.