I dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që gjatë raundit të ri të dialogut ta pranojnë planin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve. Më 27 shkurt në Bruksel takohen kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, në prani të shefit të diplomacisë evropiane Josep Borrell.