Presidenti amerikan, Donald Trump, tha një ditë më parë se i ka paraqitur një plan me 15 pika për përfundimin e luftës, Iranit. Por, ky i fundit mohon se ka bisedime me SHBA-në. Sipas raportimeve të mediave amerikane, që citojnë burime të brendshme, plani ka mbërritur në Teheran por nuk dihet se sa zyrtarëve i është ndarë ai. Në propozimin amerikan për përfundimin e luftës kërkohet mbyllje e objekteve bërthamore të Natanzit, Isfahanit dhe Fordovit. Gjithashtu kërkohet që të garantohet lundrimi i lirë në Ngushticën e Hormuzit dhe se nuk mund të bëhet pasurim i uraniumit në tokën iraniane. SHBA-të thuhet se po propozojnë një armëpushim njëmujor për të diskutuar planin. Presidenti amerikan, Donald Trump, kishte deklaruar më herët se po fliste me "njerëzit e duhur" në Iran. Raportohet po ashtu se plani me 15 pika i është dërguar Iranit përmes pakistanit. Ndërkohë, Ëall Street Journal raportoi të martën se irani e ka hedhur poshtë planin 15-pikësh dhe ka paraqitur listën e vet të kërkesave. Këto përfshijnë mbylljen e të gjitha bazave amerikane në Gjirin Persik, kompensimin për sulmet kundër Iranit, mundësinë që Irani të vendosë një taksë për anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, garancitë se lufta nuk do të rifillojë, fundin e sulmeve izraelite kundër Hezbollahut, heqjen e të gjitha sanksioneve kundër Iranit dhe lejen që Irani të mbajë programin e tij të raketave balistike pa kufizime. Këto kërkesa, janë përshkruar nga zyrtarët amerikanë si "absurde" dhe duket se për momentin, është e pamundur që negociatat të materializohen.