Një valë e re mobilizimi do të fillojë muajin e ardhshëm në Rusi, ku planifikohet rekrutimi I 400 mijë ushtarë shtesë për luftën kundër Ukrainës. Sipas mediave ruse, Ministria e Mbrojtjes e Federatës Ruse ka lëshuar urdhra për rajonet duke përcaktuar numrin e njerëzve që duhet të nënshkruajnë kontrata për t'u bashkuar me ushtrinë.